Italia rikthen “ngjyrat”, hiqet izolimi kombëtar

Italia heq izolimin kombëtar dhe rikthen “ngjyrat”. Duke nisur nga kjo e martë lufta ndaj pandemisë do të zhvillohet me kufizime rajonale, në bazë të nivelit të përhapjes për 100 mijë banorë. Zonë e Kuqe, ku masa e izolimit do të vijojë të mbesë në fuqi, janë përcaktuar 9 rajone italiane.

Lombardia ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm të shifrave ditore dhe mund të ketë një lehtësim kufizimesh duke nisur nga 12 prilli. Nga masat e fundit kanë përfituar 3 rajone, që kaluan nga ngjyra e kuqe në atë portokalli.

Në ndihmë ka ardhur edhe procesi i vaksinimit. Në Venecia po përdoren edhe metoda kreative në sajtet turistike, ndërsa vaporët janë kthyer në qëndra të lëvizshme imunizimi. Në të gjithë territorin e Italisë do të mbesë në fuqi rregulli I karantinës 5 ditore për ata që hyjnë nga jashtë.

SHKARKO APP