Italia shënon bilancin më pozitiv që prej marsit, 7 viktima në 24 orë nga COVID-19

Italia në 24 orët e fundit regjistron numrin më të ulët të viktimave Covid i shënuar që prej 1 mars 2020.

Në 24 orët e fundit janë 7 viktima e 192 të infektuar më shumë se dje.

Numri i të infektuarve aktivë është reduktuar nën 15 mijë. Numri i tyre është 14,642.

945 të infektuar po kurohen në spital e 74 prej tyre në repartet e terapisë intesive.

Numri i të shëruarve nga korinavirusi deri më sot në Itali  është 192,108.

Numri total i të infektuarve deri më sot është 241,611 e viktima 34,861.

Në 24 orët e fundit janë kryer mbi 37 mijë tampone.

SHKARKO APP