Italia shpik vaksinën Covid-19, ka efekt 92.5%

Shkencëtarët italianë kanë shpikur një tjetër vaksinë kundër Covid-19, e cila sipas tyre ka një efektshmëri prej 92.5 %. Mediat italiane bëjnë me dije se vaksina bëhet vetëm me një dozë dhe nga testimet e deritanishme ka krijuar anti-trupa tek 92.5% e personave që e kanë bërë për qëllime studimore. Vaksina u shpik nga kompania “ReiThera” dhe deri më tani është testuar tek 100 persona.

Sipas drejtorit të spitalit Spallanzani, stafi i të cilit testoi vaksinën, u konfirmua se ajo prodhon antitrupa që në 28 ditët e para të injektimit të saj. Komisioneri për përballimin e krizës së Covid-19, Domenico Arcuri tha se kompania do të fillojë fazën e dytë dhe të tretë të testimeve dhe nëse gjithçka shkon sipas planit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?