Italia zgjat kufizimet deri më 7 shtator
Bota E Shtunë, 8 Gusht 2020 12:17
Qeveria italiane ditën e sotme ka bërë me dije se masat kufizuese për parandalimin e Covid-19, do të zgjaten deri më 7 shtator. Mediat bëjnë të ditur se dekreti është lëshuar nga kabineti i kryeministrit Giuseppe Conte. Maskat do të jenë të deyrueshme të vendosen në vende publike. Po ashtu njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike nga njëri-tjetri dhe tubimet e mëdha mbeten të ndaluara.