Italianët e Shqipërisë votojnë në selinë e PS-së Matteo Renzin, Sekretar Kombëtar të PDI
Më 30 prill, në Itali dhe në vendet e tjera u zhvilluan primaret e Partisë Demokratike Italiane (PDI) për të zgjedhur Sekretarin Kombëtar të saj. Edhe në Shqipëri komuniteti Italian që është i inkuadruar në PDI-në italiane ka votuar për njeriun që do ta drejtojë këtë forcë të rëndësishme politike në katër vitet e ardhshme.
Sikurse ndodhi katër vjet më parë, edhe kësaj herë anëtarët italian të PDI-së në Tiranë ngritën një qendër votimi, pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në zgjedhjet e zhvilluara përtej Adriatikut, morën pjesë më shumë se 1,8 milionë italianë. Lista e Kryeministrit Matteo Renzi mori 70 për qind të votave, ndërsa lista e Ministrit të Drejtësisë Andrea Orlando mori 20 për qind të votave. Në fund u rendit lista e Guvernatorit të Rajonit të Pulias Michele Emiliano me më pak se 10 për qind të votave.
Në qendrën e votimit në Tiranë pranë selisë së PS-së, edhe për shkak të fundjavës së gjatë, votuan vetëm 29 persona në krahasim me katër vjet më parë ku votuan 35 persona. Rezultati i zgjedhjeve ishte: 24 vota për Renzin, katër për Orlandon dhe një votë e pavlefshme.
Duke qenë se Renzi fitoi më shumë se gjysmën e votave, votimi i Asamblesë Kombëtare u bë i panevojshëm, dhe ai u zgjodh direkt Sekretar Kombëtar i Partisë Demokratike italiane.
KOHA JONË SONDAZH

