Italianët kanë frikë, 82% nuk duan ta heqin maskën gjatë verës
Ndonëse situata e pandemisë është përmirësuar ndjeshëm këtë fillim vere, italianët nuk janë të gatshëm ta heqin maskën. Edhe pse nuk ka më detyrim për ta mbajtur jashtë, qytetarët italianë hezitojnë, duke u ndikuar edhe nga përhapja e variantit “Delta” të Covid në Britaninë e Madhe.
Sipas një studimi të Coldiretti / Ixè, gjatë verës tetë në dhjetë qytetarë (82%) deklarojnë se duan ta mbajnë maskën, përcjell abcnews.al.
Ata duan ta mbajnë atë shpesh ose gjithmonë për të siguruar mbrojtje nga rreziqet e një rishpërthimi të infeksioneve, veçanërisht në zonat e mbushura me njerëz. 15% e popullsisë mendon se e përdor ndonjëherë ose rrallë, ndërsa vetëm 3% thonë kurrë.
“Unë mendoj se ka ende shumë frikë,” tha psikologia Maddalena Cialdella për LaPresse. “Për momentin nuk ka siguri, pavarësisht nga fakti se ka vaksina, dhe gjithashtu ka flasim për variantin e ri Delta, ” shtoi ajo.