Italiani mbyt të dashurën: Më infektoi me Koronavirus

“Më infektoi me Koronavirus dhe unë e vrava”.

Kjo u tha nga Antonio De Pace gjatë marrjes në pyetje në polici.

27 vjeçari mbyti dje partneren Lorena Quaranta, në Furci Siculo (Messina). Në të vërtetë sot kanë dalë dhe rezultatet e tamponëve për të renë dhe ka rezultuar se ajo ishte negative ndaj virusit.

Ngjarja ndodhi dje në banesën ku çifti jetonte prej tre vitesht në provincën e Messinas. Pasi mbyti partnerin e tij, i diplomuari për mjekësi, Antonio De Pace tentoi vetëvrasjen.

Natyrisht shpjegimi që ai dha në polici se shkak u bë virusi tanimë është hedhur poshtë prej policisë dhe po hetohet për të mësuar arsyen e vërtetë të krimit.

Infermierja, studente e vitit të parë të stomatologjisë, në Kalabriani Antonio De Pace, nuk kishte treguar shenja të dhunës verbale ose fizike.

Miqtë dhe familja i përshkruajnë Lorenën dhe Antonion si një çift i ekuilibruar dhe paqësor.

SHKARKO APP