Iu zbulua skandali seksual, zv/ kryeministri i Australisë do të japë dorëheqjen

Zv/ kryeministri i Australisë ka deklaruar se do të japë dorëheqjen disa ditë pas debatit kombëtar që shpërtheu pas zbulimit të lidhjes që ai kishte pasur me ish këshilltaren e tij për median

Barbaby Joyce deklaroi se do të japë dorëheqjen të hënën nga posti i liderit të Partisë Kombëtare.

Barnaby Joyce, është ndarë nga gruaja e tij pasi pati një fëmijë me ish-këshilltaren e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kishte ditë që i rezistonte kërkesës për dorëheqje dhe skandali prej më shumë se dy javësh vijonte të ishte në faqet kryesore të gazetave në Australi

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo kakofoni duhet të lihet mënjanë,” u tha ai gazetarëve, citon BBC.

Joyce tha se gjatë këtyre javëve u përball me një sërë akuzash pasi një gazetë zbuloi marrëdhënien e tij me Vikki Campion,  ish këshilltaren e tij për median. Ai shpesh kishte mohuar shkeljen e standardeve ministrore.

Ditë më parë parlamenti i Australisë u ballafaqua me thirrjet për ndalimin e marrëdhënieve midis politikanëve dhe stafit të tyre

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?