FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ivanka Trump akuzohet për plagjiaturë

Ivanka Trump përfundon në gjykatë pasi akuzohet se ka kopjuar një linjë këpucësh të një shoqërie italiane.

Vajza njëherësh këshilltarja e ngushtë e presidentit amerikan Donald Trump është paditur nga shoqëria “Aquazzura”, me bazë në Firence, e cila akuzon kompaninë që prodhon një linjë luksoze dhe shumë të kushtueshme këpucësh për Ivankën për plagjiaturë.

Shoqëria italiane e modës pretendon se një prej modeleve të sandaleve që ajo prodhon, është identike me një model të prodhuar nga kompania e vajzës së presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas shoqërisë italiane, çdo detaj i modelit të saj gjendet edhe në atë të firmës së Ivankës, por me një ndryshim, vlera e sandaleve të Vajzës së Parë është 785 dollarë, kundrejt 125 dollarëve që kushtojnë ato italiane. Padia është nisur në një gjykatë në Nju Jork ndaj Ivanka Trumpt. Tashmë avokatët e saj duhet të përgatisin mbrojtjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?