Ivanka Trump ”asi nën mëngë” i Presidentit, thyen rekordin e Obamës
Këshilltarja dhe vajza e shefit të Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump ka mbledhur dhjetëra miliona dollarë për rizgjedhjen e babait të saj si president, duke thyer edhe rekordin një-ditor të Barack Obama. Sipas mediave të huaja, ajo mblodhi para në Kaliforni dhe në Detroid, duke kapur një shifër që shkon në vlerën e 35 milion dollarëve.
Me shumën e mbledhur, Ivanka i ka thyer rekordin ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama, ndërkohë që fushatat e saj i ka fokusuar drejt grave që jetojnë në periferi.
Ndihma për mbledhjen e fondeve nga Ivanka Trump ka ardhur në një moment vendimtar, pikërisht në momentin kur fushata Trump ka mbetur disa hapa pas kundërshtarit të tij demokrat, Joe Biden. Biden mbylli muajin shtatorin me 177.3 milion dollarë para në dorë ndërsa presidenti Trump kishte vetëm 63.1 milion dollarë.