Ivanov letër Trumpit: Më keni mbështetës dhe mik të sinqertë
“Mua më keni mbështetës dhe mik të sinqertë”, shkruan Ivanov në letrën e urimit për presidentin e ri amerikan Donald Trump.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të ju përgëzoj për marrjen e detyrës së presidentit të 45-të të SHBA-ve dhe t’ju uroj punë të suksesshme në këtë funksion. Gjithashtu, ju uroj në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Rregullimi global ka nevojë për përforcim të miqësisë midis shteteve, pa imponim të interesave dhe me respektim të së drejtës së zgjedhjes së kombeve në botë. Dëshiroj ta dini se te Republika e Maqedonisë dhe te unë keni mik dhe mbështetës të sinqertë”, thotë Ivanov në letrën e tij drejtuar Trumpit.
Ivanovi gjithashtu shprehet i bindur se bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Maqedonisë do të vazhdojë edhe më tej. /Express/
KOHA JONË SONDAZH

