Izrael, vazhdojnë protestat kundër Netanyahut
Izraelitët zhvilluan një protestë para rezidencës së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, me kërkesën për dorëheqjen e tij për shkak të gjykimit për korrupsion dhe arsyetimin se qeveria ka keqmenaxhuar luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas lajmit të gazetës Yedioth Ahranoth, qindra protestues hodhën slogane kundër Netanyahut duke e akuzuar për korrupsion dhe keqmenaxhim të luftës me COVID-19.
Ndërkohë, në anën tjetër një grup protestuesish mbështetës të Netanyahut u mblodhën për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kryeministrit izraelit.
Policia izraelite qëndroi e gatshme në shesh për të parandaluar konflikte të mundshme mes përkrahësve të Netanyahut dhe kundërshtarëve të tij.
Edhe javën e kaluar në qytete të ndryshme në Izrael u mbajtën protesta kundër Netanyahut.//AA