Izraeli 11 javë në protesta

Vjojnë demonstratat kundër reformës në drejtësi në Izrael. Dje, për të shtunën e njëmbëdhjetë radhazi, dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Tel Avivit. Protesta u organizuan në 120 vende të tjera në të gjithë vendin.

Protestuesit argumentojnë se reforma është një rrezik për demokracinë izraelite, sepse në eliminon çdo kundërpeshë ndaj pushtetit të qeverisë aktuale.

Qeveria dhe mbështetësit e saj mendojnë se bëhet fjalë për ribalancim të pushteteve të shtetit, sepse në dekadat e fundit gjyqësori është bërë shumë i fortë.

SHKARKO APP