Izraeli arreston zëdhënësin e Hamasit, Yousef është një figurë kryesore politike palestineze

Zëdhënësi i Hamasit, Hassan Yousef u arrestua gjatë sulmeve dhe bastisjeve të Izraelit, sipas autoriteteve izraelite. Yousef u arrestua “me dyshimin se vepronte në emër të Hamasit”, tha të premten për CNN Agjencia e Sigurisë izraelite Shin Bet.

Yousef është një figurë kryesore politike palestineze, që shërben si zëdhënës zyrtar i Hamasit në West Bank dhe anëtar në Këshillin Legjislativ Palestinez.

Yousef besohej të ishte në mesin e më shumë se 60 anëtarëve të Hamasit të arrestuar nga Izraeli në bastisjet në të gjithë Wast Bank, territorin palestinez të pushtuar nga Izraeli që po ndjen gjithnjë e më shumë ndikimin e luftimeve në Gaza.

Yousef është arrestuar nga forcat izraelite në disa raste dhe ka kaluar gjithsej 24 vjet në burgjet izraelite me akuza të ndryshme për nxitje, hyrje në Jerusalem pa leje.

SHKARKO APP