Izraeli-banorëve të Gazës: Korridori i shpëtimit mes orës 10.00 dhe 13.00. Izraeli nuk do godasë

Mëngjesin e së dielës, banorët e Gazës janë lajmëruar prej disa ditësh tashmë që të largohen nga qyteti dhe nga pjesa veriore e Rripit për t’iu shmangur sulmit të Izraelit.

Atyre u është kërkuar që të zhvendosen në jug të Wadi Gaza. Të dielën, korridori i shpëtimit për ta do të jetë mes orës 10.00 dhe 13.00 sipas orës lokale.

Gjatë kësaj fashe orare, Izraeli ka njoftuar se nuk do të godasë në itinerarin e paracaktuar në hartë për të arritur në jug të Wadi Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?