Izraeli demonstron për herë të parë avionët luftarakë F-35, më të shtrenjtët

Tre avionë luftarakë F-35 iu bashkuan me një ekip të Forcave Ajrore izraelite gjatë demonstrimit vjetor në kuadër të ditës së 69-t të Pavarësisë.

Avionë të tillë u shfaqën për herë të parë në publik në qiell nëpër disa qytete të vendit.

Avionët F-35 të prodhuar nga “Lockheed Martin” fluturuan mbi Beershebën, Jerusalem, Haifa dhe Tel Aviv, duke tërhequr shikuesit që u dyndën në shëtitore dhe plazhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhjetorin e shkuar, Izraeli mori nën zotërim aeroplanët më të avancuar nëpërmjet mekanizimit të FMS-së. Këta janë avionët më të shtrenjtë të blerë nga Izraelit, ndërsa viteve të ardhshme do të blihen 50 avionë të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu lavdëroi F35-n, duke përcaktuar qëllimin e Izraelit për të fituar “supremacinë në çdo fushë: në ajër, në det, në tokë dhe në botën kibernetike”.

“Izraeli po shkon në lartësi të reja dhe kur pilotët tanë në avionët e Adir do të fluturojnë lart, ne do t’i shohim me krenari”, tha ai.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?