Izraeli konfirmon vrasjen e udhëheqësit të Hamasit: Arritje morale dhe ushtarake
Ministri i Jashtëm i Izraelit, bën me dije se trupat izraelite vranë në Gazë udhëheqësin më të lartë të Hamasit, Yahya Sinwar, një prej organizatorëve kryesorë të sulmit të vitit të kaluar ndaj Izraelit, ku u vranë mbi 1000 njerëz dhe u morën peng rreth 300 të tjerë.
Yahya Sinwar ishte në krye të listët izraelite për më të kërkuarit që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit tetorin e kaluar. Eliminimi i tij përbën një goditje të fuqishme ndaj grupit militant. Deri në publikimin e këtij lajmit organizata Hamas nuk e ka konfirmuar vdekjen e udhëheqësit të saj.
Shefi i politikës së jashtme izraelite, Israel Katz, e quajti vrasjen e Yahya Sinwarit arritje ushtarake dhe morale për ushtrinë izraelite. “Vrasja e Sinwarit do të krijojë mundësinë për të liruar menjëherë pengjet dhe për të sjellë një ndryshim që do të çojë në një realitet të ri në Gazë pa Hamasin dhe pa kontrollin iranian”, tha ai përmes një deklarate.