Izraeli lehtëson masat anti-Covid, por jo për turistët

Izraeli ka lehtësuar pothuajse të gjitha masat anti-Covid, por për turistët që do të duan të vizitojnë vendin kufizimet e rrepta do të jenë ende në fuqi, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Izraeli, i cili është treguar i suksesshëm në fushatën e vaksinimit i ka mbajtur kufijtë e mbyllur për personat jashtë vendit. Çdo person që udhëton në Izrael duhet të karantinohet për 14 ditë, dhe më pas të bëjë një test antitrupash për të treguar nëse është i vaksinuar ose ka imunitet ndaj  Covid-19. Sidoqoftë, pjesa tjetër e kufizimeve në jetën e përditshme janë hequr pothuajse plotësisht.

Duke filluar nga sot, qytetarët nuk do të kenë nevojë të tregojnë një “ certifikatë vaksinimi” kur të shkojnë në një restorant ose hotel gjithashtu nuk do të ketë kufizime në numrin e personave që do të lejohen brenda shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja e Shëndetësisë Julie Edelstein tha se përdorimi i maskës, i cili është ende i detyrueshëm në ambientet e brendshme dhe në transportin publik, mund të hiqet  “brenda dy javësh”, raporton abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

Fëmijët që nuk janë vaksinuar ende do të duhet të mbajnë maskat në shkollë. Izraeli nisi fushatën e vaksinimit në fund të dhjetorit pas një marrëveshjeje me Pfizer, e cila i siguroi shtetit hebre miliona doza.

Më shumë se pesë milion izraelitë, nga një total prej 9.3 milion (55% e popullsisë), kanë marrë të dyja dozat e vaksinës Covid-19. Për shkak të uljes në numrin e të infektuarve, qeveria lejoi rihapjen e restoranteve, bareve dhe ambienteve sportive, fillimisht vetëm qytetarët që kishin një “certifikatë vaksinimi”./abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?