Izraeli lider në botë për luftën me Covid-19, në vend të 6-të Serbia

Më shumë se 234.1 milionë doza vaksine anti-covid janë administruar në të gjithë botën, shifër kjo e barabartë me 3.1 doza për çdo 100 persona. Në botë kryeson Izraeli, me gjithsej 7,957,787 ose ndryshe 52.5% të popullatës që e ka marrë një dozë vaksine dhe 37.1% që i ka marrë të dyja dozat.

Pastaj vjen Seychelles (Afrika Lindore), që ka administruar 75 mijë vaksina, me 53.3 për qind të popullatës që ka marrë një dozë dhe 24.3 për qind që i kanë marrë të dyja dozat. Më pas pasojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, me afro 6 milionë vaksinime, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Serbia.

Vendi ballkanik ka administruar mbi 1,3 milionë vaksina me 12.7 përqind të popullatës që ka marrë të paktën një dozë dhe 7.3 për qind që i ka marrë të dyja dozat. Nga ana tjetër, ka një ndarje shokuese mes kontinenteve. Vendet më pak të pasura po shpresojnë tek programi Covax, që synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksine deri në fund të këtij viti.

SHKARKO APP