Izraeli lobon në heshtje kundër shitjes së F-35 për Turqinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po ndërmerr përpjekje diskrete për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara drejt Turqisë dhe Arabia Saudite, duke shmangur çdo përplasje publike me presidentin amerikan Donald Trump. Lajmi raportohet nga Al-Monitor.

Sipas burimeve të faqes, shqetësimi më urgjent i Izraelit lidhet me Turqinë, në një kohë kur Trump ka shfaqur hapje ndaj Ankarasë dhe forcimit të lidhjeve ushtarake.

Netanyahu duket më i kujdesshëm për të mos provokuar Trump sesa për të sfiduar hapur planet amerikane, duke zgjedhur një strategji lobimi të heshtur brenda rrethit të ngushtë të presidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një takim më 1 dhjetor me drejtues të kompanisë Lockheed Martin, Netanyahu ka diskutuar mënyra për të ruajtur avantazhin cilësor ushtarak të Izraelit nëse vendet rivale në rajon pajisen me avionët e avancuar F-35.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët izraelitë janë veçanërisht të alarmuar nga Turqia, duke përmendur deklaratat e mëparshme kërcënuese të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe frikën se teknologjia “stealth” e F-35 mund të dobësojë sistemet izraelite të paralajmërimit të hershëm.

Ndryshe nga përballjet e hapura me administrata të mëparshme amerikane, Netanyahu po shmang publikisht kundërshtimin, duke pranuar se një qasje e tillë mund të dëmtojë pozicionin e Izraelit.

Ai ka kërkuar mbështetje nga zyrtarë amerikanë skeptikë ndaj Ankarasë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio.

Pas njoftimit të Trump për shitjen e F-35 Arabisë Saudite, Netanyahu deklaroi se Rubio kishte riafirmuar angazhimin e SHBA-ve për të ruajtur avantazhin ushtarak cilësor të Izraelit. Aktualisht, Izraeli mbetet i vetmi vend në Lindjen e Mesme që operon F-35, me 45 avionë në shërbim dhe 30 të tjerë të porositur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?