Izraeli marrëveshje për t’i shitur ujë Jordanisë

Në një kohë që është në luftë me Palestinën, Izraeli dhe Jordania arritën një marrëveshje sipas së cilës shteti hebre do t’i shesë një sasi të madhe uji Mbretërisë fqinje.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yair Lapid dhe homologu i tij Ayman Safadi arritën marrëveshjen për shitjen e 50 milionë kub ujë nga ana e Izraelit.

Jordania është një nga vendet që ka probleme të theksuara me mungesën e ujit. Vendi me rreth 10 milionë banorë ka kohë që po përballet me thatësirat më të ashpra. Edhe Izraeli përballet me problemin për mungesën e burimeve të ujit.

SHKARKO APP