Izraeli me sulme të reja në Bejrut

Një seri bombardimesh janë dëgjuar në Bejrut të shtunën pasi ushtria e Izraelit ka kërkuar evakuime nga disa zona, e Hezbollahu ka thënë se është përballur në përplasje me trupat izraelite përgjatë zonës kufitare libaneze.

Izraeli ka thënë të premten se ka shënjestruar selinë e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut.

Shpërthime janë dëgjuar edhe jashtë Bejrutit, ku ushtria izraelite ka lëshuar tri paralajmërime për banorët që të largohen, raportoi BBC.

Sirenat janë lëshuar edhe në Izrael. Ushtria ka thënë se pesë raketa janë identifikuar që janë lëshuar nga Libani.

Hezbollahu nga ana tjetër ka pretenduar se ka zmbrapsur një ofensivë izraelite në fshatin kufitar Adaisseh. Ka shtuar se është përballur me trupat izraelite duke “rezultuar në një shpërthim të madh brenda forcave, duke i detyruar të tërhiqen dhe duke shkaktuar viktima në radhët e tyre”.

Hezbollahu ka lajmëruar më pas se luftimet në atë fshat kufitar po vazhdojnë ende.

SHKARKO APP