Izraeli merr vendimin: Nga 1 gushti do vaksinohen kundër Covid fëmijët 5-vjeç

Izraeli është vendi që ka marrë vendimin për të vaksinuar fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç. Do të vaksiohen ata të cilët rrezikojnë nga ndërlikime serioze nga Covid-19 duke filluar nga 1 Gushti, njoftuan dje zyrtarë shëndetësorë të shtetit hebre. Ministria Izraelite e Shëndetësisë dha dritën jeshile për fondet e sigurimeve shëndetësore për të vaksinuar fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç të cilët “janë në rrezik të konsiderueshëm të sëmundjes serioze ose vdekjes si rezultat i” infeksionit të ri të koronavirusit “. Fëmijëve me sëmundje të rëndë kronike të mushkërive, çrregullime neuro-zhvillimore, sëmundje të qelizave drapër, dështim të zemrës, hipertension pulmonar dhe mbipesha të rënda mund t’u jepet një dozë prej 0,1 ml të dozës standarde të vaksinës.

Rreth 55% e popullsisë së Izraelit është vaksinuar plotësisht falë një fushate masive të nisur në fund të dhjetorit pas një marrëveshjeje me gjigantin e Pfizer.

SHKARKO APP