Izraeli në presion për të shtyrë inkursionin në Gaza, tanku izraelit qëllon aksidentalisht një autobot karburanti
Shpërndarja e ndihmave humanitare që hyjnë nga vendkalimi kufitar Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës u ndërpre përkohësisht pas një shpërthimi që ndodhi në zonë. Shpërthimi ndodhi menjëherë pasi një autokolonë e dytë kamionësh me ndihma. Ushtria izraelite tha se një nga tanket e saj qëlloi aksidentalisht dhe goditi pikën egjiptiane pranë kufirit me Gazën Kerem Shalom.
Një vend tranziti mallrash në Gazën Jugore që aktualisht është i mbyllur. Ndodhet pranë kryqëzimit të Egjiptit, Gazës dhe Izraelit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit shprehën “keqardhje” pas incidentit.
Kolonë e dytë e kamionëve me ndihma hyri në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah të Dielën duke u nisur drejt Rripit të Gazës, sipas burimeve egjiptiane të sigurisë. 19 kamionë me furnizime mjekësore dhe ushqimore janë inspektuar nga UNRËA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.
Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore në Gaza dhe ka paralajmëruar palestinezët që janë ende në veri të territorit që të largohen drejt jugut. Të Dielën mediat publikuan pamje nga një spital në qendër të Gazës ku duken kufomat e viktimave, përfshirë të paktën 12 fëmijë. Nuk është e qartë se kur dhe ku kanë vdekur.