Izraeli planifikon krijimin e “Stacionit të Trumpit”

Izraeli dëshiron të emërojë një stacion treni në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, si shenjë falënderimi për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.

Ministri i Transportit, Israel Katz, ka thënë sot se ka propozuar një stacion afër Murit Perëndimor të Jerusalemit.

Kjo është pjesa të cilën palestinezët e konsiderojnë kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam vendosur të emërojë stacionin tek Murit Perëndimor sipas presidentit amerikan, Donald Trump për kurajon e tij dhe vendimin hisorik për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të Izraelit”, ka thënë Katz përmes një deklarate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky njoftim është kundërshtuar menjëherë nga liderët palestinezë të cilët janë të zemëruar me vendimin e presidentit Trump.

Presidenti Trump ka thënë se vetëm e ka deklaruar diçka që tashmë është realitet, ndonëse palestinezët dhe shumica e fuqive botërore kanë thënë se ky vendim ka minuar idenë që statusi i Jerusalemit të zgjedhet me negociata në të ardhmen.

Një zëdhënëse e ministrisë ka thënë se propozimi për këtë stacion ende kërkon aprovimin e një morie komitetesh qeveritare dhe nuk ka dhënë ndonjë datë kur mund të merret vendimi.

Izraeli e konsideron Jerusalemin kryeqytet të tij.

Palestinezët në anën tjetër kërkojnë Jerusalemin Lindor të jetë kryeqytet i shtetit të tyre në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?