Izraeli shënjestron sërish Bejrutin

Sulmet izraelite në periferi të Bejrutit më 6 tetor 2024.

Bejruti u godit nga më shumë se 10 sulme ajrore izraelite ku u dëmtuan ndërtesa banimi. Izraeli kreu sulme në rajonin e Baalbek në lindje të Libanit. Kryeministri Najib Mikati ka kritikuar zgjerimin e sulmeve të Izraelit ndaj vendit të tij, duke thënë se kjo tregon refuzimin izraelit të një armëpushimi pas më shumë se një muaji luftë.

“Kërcënimet e përsëritura të Izraelit ndaj popullatës për të evakuuar qytete dhe fshatra të tëra dhe shënjestrimi i tij i ri i periferive jugore të Bejrutit me sulme shkatërruese, janë të gjithë tregues që konfirmojnë refuzimin e armikut izraelit ndaj të gjitha përpjekjeve që po bëhen për të siguruar një armëpushim”, tha Mikati në një deklaratë.

Të paktën 55 persona u vranë në sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit. Dhjetra të tjerë u vranë në sulmet izraelite në qytetin Deir Al-Balah, kampin Nuseirat dhe qytetin Al-Zaëayda në Rripin qendror të Gazës.

SHKARKO APP