Izraeli teston dozën e katërt të vaksinës anti-covid

Izraeli filloi provat klinike për dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19, që besohet të jetë studimi i parë i këtij lloji. Zyrtarët izraelitë po shqyrtojnë mundësinë e vënies në dispozicion të një tjetër përforcuese për popullatën e vendit, i cili po përballet me një rritje të infeksioneve me variantin ”Omicron”.

Provat filluan në Qendrën Mjekësore Sheba, pranë Tel Avivit, mes 150 anëtarëve të personelit mjekësor që kanë marrë dozën e tretë përforcuese në gusht.

“Shpresoj që doza e katërt përforcuese të ofrojë mbrojtje nga Omicroni, që është shumë e nevojshme, duke patur parasysh valën e pestë të koronavirusit qëjemi duke përjetuar tani”, tha profesor Jacob Lavee pas marrjes së dozës së katërt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?