Izraeli thotë se ka vrarë gjysmën e krerëve të Hamasit, OKB: Gaza s’do e marrë më veten

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pohoi se ushtria e vendit të tij ka vrarë tashmë gati gjysmën e të gjithë krerëve ushtarakë të militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Forcat izraelite të mbrojtjes po i shtrijnë operacionet tokësore në të gjithë Gazën. Rreth gjysma e komandantëve të batalioneve të tyre janë vrarë. Gaza duhet çmilitarizuar dhe këtë vetëm IDF-ja mund ta bëjë”, tha Netanyahu.

Ministri i Mbrojtjes, Joav Galant u shpreh dhe ai se tashmë, grupi militant po e humbet gradualisht kontrollin mbi zonën e rrethuar bregdetare. Sipas një deklarate të ushtrisë në Rripin e Gazës u sulmuan së fundmi rreth 250 “objektiva terroriste”. Trupat izraelite vazhduan të hidhnin në erë boshtet e tuneleve dhe të gjenin armë dhe eksplozivë. Ushtarët e shtetit hebre kanë depërtuar tashmë deri në qendër të qytetit Kan Junis, qytetit më të madh në jug të territorit palestinez në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën rrethimin e forcave të armatosura izraelite.

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres sakaq i paralajmëroi anëtaret e Këshillit të Sigurimit se sistemi humanitar në Gaza është në prag kolapsi. Rendi publik atje mund të shembet krejtësisht për shkak të bombardimeve dhe mungesës së furnizimit, u shpreh ai teksa aktivizoi përdorimin e një neni të papërdorur prej dekadash, me kërkesën të shmanget katastrofa humanitare në territor Zëdhënësi i Guterresit, i tha BBC se ndërsa ishte diçka shumë e rrallë që një sekretar i përgjithshëm të aktivizojë nenin 99, i cili e nxit Këshillin të veprojë lidhur me luftën në Gaza, por ishte detyruar ta bënte një gjë të tillë përballë vuajtjeve të tmerrshme njerëzore.

SHKARKO APP