Izraeli vijon me sulmet në Rripin e Gazës Jugore deri në shpalljen e ‘Armëpushimit’
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë raportuar se po vazhdojnë të operojnë nga ajri, toka dhe deti në Rripin e Gazës përpara pauzës katër-ditore të luftimeve.
Koha e fillimit të pauzës do të shpallet gjatë 24 orëve të ardhshme.
Në një përditësim të postuar në X, (IDF) dha detaje të sulmeve të avionëve, shkëmbimeve të zjarrit me persona të armatosur të Hamasit dhe shkatërrimit të infrastrukturës së supozuar të Hamasit.
Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës,ndër vendet e shënjestruara.