Izreali ka një zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë

“Duhet të kujdesemi për gjyshërit, por nga lart.”

Rruga drejt përfundimit të pandemisë së koronavirusit kërkon izolimin e popullatës së moshuar nga të rinjtë që nuk janë dhe aq të rrezikuar. Në këtë mënyrë, shumica mund të krijojë imunitet nga virusi. Kështu u shpreh Ministri izrealit i Mbrojtjes, Naftali Benett, në një deklaratë të regjistruar.

“Gjëjë më e rëndësishme është veçimi i të moshuarve nga të rinjtë. Kombinimi më vdekjeprurës është një gjyshe që përqafon nipin e saj,” tha politikani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në ditët që pasojnë, duhet të kujdesemi për gjyshërit, por nga larg. Shkruajini në Ëhatsapp dhe merrini në Skype. Dërgojuni ushqim, por mos hyni në shtëpitë e tyre. Mos i përqafoni sepse i vini në rrezik,” qartësoi Bennett.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ministrit, muajt në vijim, shumica e popullsisë do të infektohet nga virusi dhe shumica e të infektuarve nuk do të ketë asnjë simptomë dhe as do të jetë në dijeni që është mbartës.

Në këtë mënyrë, shumica e popullatës do të zhvillojë imunitet ndaj virusit, duke i dhënë fund epidemisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?