Ja arsyeja pse Italia është kursyer deri tani nga ISIS

Disa thonë se italianët duhet të falenderojnë mafian për mbajtjen e ISIS larg vendit të tyre.

Deri më tani, Italia nuk ka parë akoma sulme ashtu si në qytetet e tjera evropiane. Disa spekulime kanë hedhur hipotezat se mafia nuk kërkon më shumë probleme në terrenin e saj, më shumë policë dhe më shumë vëmendje, kështu që ata kanë luajtur një rol të madh në shtrydhjen e terroristëve.

Të tjerë thonë se fakti që roli i Italisë në koalicionin kundër ISIS ka qenë i ulët në krahasim me vendet e tjera, e ka mbajtur Italinë nga larg hakmarrjes terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Argumenti im, me pak fjalë,” tha për Fox News, një ekspert i terrorizmit në Universitetin Luiss në Romë, “është se udhëheqësit e ISIS nuk sulmojnë Italinë sepse Italia nuk sulmon udhëheqësit e ISIS”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Orsini tha se ISIS ka qëndruar larg Italisë, sepse vendi nuk ka marrë pjesë në bastisjet me bombë që synonin zhdukjen e grupit terrorist.

“Italia u bashkua me koalicionin anti-ISIS të luftimeve në Lindjen e Mesme, por Italia e bëri të qartë në shumë raste se nuk ka ndërmend të bombardojë bastionet e ISIS dhe si rezultat, Italia kurrë nuk ka vrarë udhëheqës të ISIS”.

Por Massimo Improta, kreu i policisë së Romës, tha se arsyeja pse Italia është kursyer deri tani mund të jetë fat i pastër.

“Nuk ka një përgjigje,” tha ai kur u pyet përse Italia deri më tani ka dalë e padëmtuar. “Rreziku i sulmeve është i mundur”.

Dhe në fakt duket mjaft e mundur. Një poster propagandues nga ISIS kërcënon të sulmojë javën e Krishtlindjeve Vatikanin dhe tani vendi është në një alarm të lartë, ashtu si pjesa tjetër e Evropës.

Italia thotë se i ka marrë të gjitha kërcënimet seriozisht dhe po përgatitet për sulmet e mundshme.

Në Itali, prania e ushtrisë, ushtarëve dhe policisë nga degë të ndryshme të zbatimit të ligjit është dramatike. Ka legjione të pallogaritshme të oficerëve që kalojnë nëpër rrugë.

Patrullat në rrugë janë rritur katër herë në dekadën e fundit. Improta tha për Fox se kurrë nuk mund tëkemi 100 për qind siguri. Por Italia po bën gjithçka për ta bërë sa më të vështirë të jetë e mundur për këdo që të kryejë një mizori këtu.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?