Ja ç’do ndodhë me emigrantët pas daljes së Britanisë nga BE?

Theresa May, Kryeministrja e Britanisë, në mes të debatit mbi largim zyrtar të Britanisë nga BE-ja, ka sqaruar mbrëmë se çfarë ndodh me shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian.

May ka premtuar se nuk do të dëbohen menjëherë nga Britania, kur ajo të largohet nga Bashkimi Evropian, në procesin e njohur si Brexit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se propozimet e zonjës May për shtetasit e BE-së në samitin në Bruksel, paraqesin “fillim të mirë” në negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që kanë filluar këtë javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas propozimit të zonjës May, shtetasit e BE-së me leje të rregullt të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kërkohet që të largohen dhe do tu ofrohet mundësi për rregullimin e sistuatës së tyre pas Brexitit, kanë thënë zyrtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?