Ja çfarë ndodhi “Të Premten e Zezë” në Britani
E premtja e zezë ndihmoi në rritjen e shitjeve me pakicë me 1.6% më shumë nga viti i kaluar kanë raportuar shifrat zyrtare në Britani.
Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha se shitësit kishin treguar një rritje të veçantë në shitjen e pajisjeve elektrike shtëpiake.
Shitjet në nëntor u rritën me 1.1% nga muaji i mëparshëm.
Statisticieni i ONS, Rhian Murphy, tha se rritja e shitjeve ishte e arsyeshme dhe bizneset kishin thënë se promovimet e “të Premtës së Zezë” nxitën shitjet.
Megjithatë, Samuel Tombs, ekonomisti kryesor i Britanisë së Madhe, tha: “Rritja e shitjeve me pakicë në nëntor nuk sinjalizon forcë më të gjerë të konsumatorit”.
E Premtja e Zezë është një festë e huazuar nga SHBA, që zhvillohet pas ‘Ditës së Falenderimeve” dhe konsiderohet si fillimi i periudhës së blerjes së Krishtlindjeve.
KOHA JONË SONDAZH

