Ja ku mund t’ia mbathin amerikanët nëse fiton Donald Trump
Cape Breton është zgjidhja e amerikanëve që jetojnë me frikën se mos Trump do të futet në Shtëpinë e Bardhë në nëntor. Ishulli kanadez,pjesë e Nova Scotia është parë të ketë rritje të interesit të vizitorëve, në sajë të një titulli në një faqe interneti.
“Cape Breton, nëse Donald Trump fiton”, është titulli që po tërheq të gjithë turistët për ta vizituar këtë vend nëse kandidati republikan me të vërtetë shpallet fitues.
Fillimisht në këtë faqe të internetit shkruhej:
“Hej amerikanë, Donald Trump mund të bëhet president i vendit tuaj. Nëse kjo ndodh dhe ju dëshironi të largoheni nga ai ferr, në ju sugjerojmë për të shkuar në ishullin Cape Breton”.
Sipas radiove lokale kjo metodë është ndjekur edhe në përpjekje për të rritur numrin e vizitorëve apo popullsisë në ishullin kanadez, Cape Breton.
Ndonëse titulli përmban një referencë më të detajuar, brenda faqes shkruante si vijon:
“Mirësevini!
Ne presim mbi një milion njerëz nga e gjithë bota që vijnë për të mësuar më shumë për ishullin tonë.
Por e vërteta është se ne mirëpresim të gjithë, pa marrë parasysh se kë mbështesni ju; qoftë ai demokrat, republikan apo mbështetës i Donald Trump.
Hidhni një sy përreth vendit, ka shumë mrekulli për të zbuluar këtu dhe për t’i vizituar, duke punuar, ose jetuar në Ishullin Cape Breton.