Ja pse valët e të nxehtit në botë po bëhen më intensive

Në polin verior po regjistroheshin temperatura të pazakonta. Rajoni ishte më shumë se 3 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e tij.

Që atëherë, stacionet e motit anembanë botës e kanë parë merkurin e tyre duke u rritur si një valë globale meksikane.

Një valë të nxehti goditi Indinë dhe Pakistanin në mars, duke sjellë temperaturat më të larta në atë muaj që nga fillimi i regjistrimeve 122 vjet më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pranvera ishte më shumë si mesi i verës në SHBA, ndërsa Spanja pa se termometri arriti në 40 gradë Celsius në fillim të qershorit dhe një valë e të nxehtit përfshiu Evropën, duke goditur Britaninë e Madhe javën e kaluar .

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkencëtarët vërtetuan shpejt se këto temperatura rekord nuk janë dukuri natyrore. Një studim i publikuar muajin e kaluar tregoi se vala e të nxehtit të Azisë Jugore kishte 30 herë më shumë gjasa të ndodhte nga ndikimi i njeriut në klimë.

”Kjo lloj nxehtësie përbën një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, drejtpërdrejt pasi ushtron stres në trupin tonë dhe në mënyrë indirekte pasi dëmton të korrat, shkakton zjarre dhe madje dëmton mjedisin tonë si rrugët dhe ndërtesat”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?