Ja si Koreja e Veriut po shmang sanksionet e Shteteve të Bashkuara duke përdorur “Bitcoin”

SHBA vazhdon të vendosë sanksione të reja në Korenë e Veriut në lidhje me programin e saj bërthamor, por duket se ata kanë gjetur një dredhi për t’i shmangur këto sanksione: duke përdorur kripto-valutën.

Pesë ditë më parë, Amerika vendosi sanksione për dhjetëra anije, kompani të transportit detar dhe firma të tjera që supozohet se ndihmojnë Pyongyang-un të financojë programet e tij bërthamore dhe raketave. Ky veprim është pjesë e një strategjie më të gjerë të SHBA-së për të shteruar paratë e Koresë së Veriut, të cilat do të përdoreshin për të përmirësuar armët e saj. Administrata e Trump dëshiron t’i bëjë këto ndëshkime kaq të rënda sa, Pyongyang, potencialisht të jetë i hapur për negociata.

Por sipas Priscilla Moriuchi, ish zyrtare e lartë i Agjencisë Kombëtare të Sigurimit e ngarkuar me mbikëqyrjen e kërcënimeve kibernetike nga Azia Lindore, problemi është se Koreja e Veriut mund të anashkalojë pjesërisht kufizimet financiare me kripto-valutë, një formë “online” e parave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Moriuchi vlerëson se Koreja e Veriut fiton mes 15 dhe 200 milionë $ duke krijuar dhe shitur kripto-valutë dhe pastaj duke e kthyer atë në para fizike. Kjo nuk mjafton për të financuar plotësisht programet e armëve të Koresë së Veriut, por siguron që ato të mos mbyllen plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, edhe pse sanksionet dëmtojnë ekonominë e Koresë së Veriut, aktualisht ka pak mënyra se si Amerika mund ta frenojë ekonominë digjitale në rritje të Pyongyang. Kjo do të thotë se Koreja e Veriut ka një aftësi edhe më të madhe se sa mund të mendojmë për të zhvilluar programin e saj bërthamor.

“Unë jam e sigurt se këto monedha janë duke u kthyer në valutë ose mallra fizike dhe po mbështesin programin e raketave bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut,” shprehet Moriuchi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?