Ja si ta dalloni që dhimbja e kokës tregon nëse ke Covid-19

Shumë persona mund të tremben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me Covid-19. Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës te të infektuarit me Covid-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla. Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga Covid-9 dhe llojet e tjera. Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:

∙ Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë
∙ Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje
∙ Ndodh në të dyja anët e kokë
∙ Mund të përkeqësohet kur përkuleni

Si ta dalloni që është migrenë

Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e Covid-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën. Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covid-it nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

Simptomat më të zakonshme të Covid-19:

– ethe
– temperaturë
– lodhje
– kollitje
– gulçim
– dhimbje koke

Simptoma të tjera:

– dhimbje e fytit
– dhimbje e trupit dhe kockave
– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara
– humbje e shijes dhe nuhatjes
– të përziera, të vjella dhe diarre

SHKARKO APP