“Jam gjallë”, Papa Françesku del nga spitali

Papa Françesku ka lënë mëngjesin e sotëm spitalin Gemelli në Romë, ku po trajtohej për bronkitin infektiv. “Si ndihem? Unë jam ende gjallë.

Thjesht u ndjeva keq, por nuk kisha frikë”, tha Papa teksa dilte nga spitali.

Ati i Shenjtë, i cili u shfaq në formë të mirë, por me zë shumë të ulët, njoftoi se do të kremtonte meshën të dielën e Palmës.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Përveç meshës të së dielës, në agjendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.

SHKARKO APP