Jam urë e Amerikës në Europë, Macron: “Trump më dëgjoi”

Presidenti francez Emmanuel Macron shpreson se ofanziva e hijeshës e Donald Trump dhe imazhi i koreografuar i një “franceze” të fuqishme, do të inkurajojë presidentin e SHBA-së për të ndërtuar lidhje të forta me Europën.

Trump kaloi dy ditë me Emmanuel Macron në një vizitë zyrtare në Francë, ku ai ishte mysafir i nderit në festimet e Ditës së Bastilit në Paris. Macron tha për Trump në një intervistë me “Journal Du Dimanche” të dielën se: “Vendet tona janë miq, kështu që ne duhet të jemi gjithashtu”.

Presidenti i ri francez u shpreh se Trump “kuptoi kuptimin e qasjes time, duke përfshirë lidhjen mes ngrohjes globale dhe terrorizmit dhe ai më tha se do të përpiqet të gjejë një zgjidhje”. Ai shtoi edhe se: “Ne folëm në detaje rreth asaj që do të lejohet në marrëveshjen e Parisit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

39-vjeçari u shpreh optimist se “diçka mund të ndodhë” në qëndrimin amerikan mbi Marrëveshjen e Klimës së Parisit, pasi vendi u tërhoq në fillim të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por shprehja e tij, e cila tërhoqi së më shumti vëmendje është ajo se: “Donald Trump më dëgjoi”. Gjatë intervistës, Presidenti francez tha se kishte filluar të ndërtonte një marrëdhënie besimi me udhëheqësin amerikan dhe t’u jepte amerikanëve një imazh të fortë të Francës.

“Unë mendoj se Donald Trump u largua me një imazh më të mirë të Francës se kur ai arriti”. Macron gjithashtu tha se të dy udhëheqësit fituan një “njohuri më të mirë dhe intime të njëri-tjetrit”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?