Janë binjakë, por të lindur në dekada të ndryshme

Pic Shows: Twins Noel and Leon born in different decades at a German hospital; This picture shows twin babies born in different decades in a German hospital

Këta dy vogëlushë, edhe pse janë binjakë, do të festojnë gjithmonë ditëlindjet në ditë të ndryshme. Ata kanë lindur jo vetëm në dy ditë të ndryshme, por edhe në dy dekada të ndryshme, pavarësisht se janë binjakë.

Sipas mjekëve në spitalin e Frankfurtit, në Gjermani, i vogli Leon lindi në 31 dhjetor të vitit të shkuar, në orën 23:24. Vëllai i tij binjak, Noel, erdhi në jetë rreth një orë më vonë, në datën 1 Janar 2020, në orën 00:24.

Këta binjakë kanë ardhur në jetë jo vetëm në ditë te ndryshme, por edhe në vite te ndryshme. Ata kanë një orë diferencë lindjeje. Fotot e binjakëve u shpërndanë në rrjet nga faqja në Facebook e spitalit.

Prindërit e tyre janë shumë të lumtur për dy vogëlushët. Sipas njoftimit të splitalit, fotot janë bërë vetëm pak momente pas lindjes së fëmijëve, me nga një kapele festive në kokë, teksa flinin të qetë.

Spitali shton në përshkrim:

Gjëja më e rëndësishme është që të dy vogëlushët janë në gjendje të mirë. Ju urojmë të gjithëvr një vit të mbarë”.

SHKARKO APP