Janë të pasur talibanët? Kontrollojnë 90% të opiumit në botë
Talibanët erdhën në pushtet falë opiumit. Fuqizimi i tyre në Afganistan ka ardhur gradualisht edhe falë kontrollit që kanë pasur në gjysmën e rajoneve si financimeve nga jashtë. Vetëm në 2020, të ardhurat e talebanëve arritën në 1.5 miliardë dollarë.
Afganistani është fusha më e madhe e prodhimit të opiumit në botë, me 90 për qind të sasisë globale, i cili kalohet kontrabandë përmes kufirit dhe shitet përfundimisht si heroinë.
Kjo bimë konsiderohet si çelësi i suksesit për fuqizimin e talebanëve. Prej vitit 2010, ata kanë dyfishuar prodhimin dhe shitjen, duke fituar çdo vit 200 deri në 400 milionë dollarë. Kurse në vitin 2017, talebanët kishin nën kontroll 15 milionë njerëz ose gjysmën e popullsisë së vendit dhe sipas NATO-s e inteligjencës afgane, asokohe ishin 25 mijë talebanë të armatosur.