Japonezët njerëzit më jetëgjatë në botë, kanë 8 parime të të ushqyerit

Japonezët konsiderohen të jenë kombi më elegant në botë, sepse vetëm 3% e banorëve vuajnë nga mbipesha. Qëndrimi i tyre i veçantë ndaj të ushqyerit luan një rol të konsiderueshëm në gjithë këtë. Ekziston një sistem i veçantë ushqimi që rekomandohet nga qeveria dhe përdoret në mënyrë aktive në Japoni.

1-Kjo metodë e të ushqyerit rekomandon zvogëlim të sasisë së kripës, ushqimeve të përpunuara, ëmbëlsirave dhe pijeve që përmbajnë shumë sheqer.

2-Të gjitha produktet janë të ndara në disa grupe. Secili prej tyre ka një numër të caktuar të sasisë në ditë (sasia varet nga mosha dhe gjinia e një personi).

Baza e dietës janë drithërat, më pas perimet, mishi dhe peshku. Frutat dhe produktet e bulmetit sugjerohen me 2 porcione në ditë.

3-Nuk është e rëndësishme vetëm se çfarë hamë, por edhe si. Japonezët sugjerojnë të gjeni një ritëm optimal për trupin tuaj dhe ta ndiqni atë, duke u përpjekur t’i hani vaktet afërsisht në të njëjtin orar për çdo ditë.

4-Dieta e tyre përqendrohet në produkte vendase dhe sezonale si orizi dhe peshku, me përjashtim të rrallë të përfshirjes së pjatave ndërkombëtare.

5-Çdo vakt duhet të jetë i ekuilibruar mirë dhe të përmbajë produkte nga disa grupe ushqimore. Për shembull, një drekë tipike shkollore në Japoni përbëhet nga oriz, mish ose peshk, supë, një gotë qumësht dhe një frut.

6-Edukata ndaj të ushqyerit shëndetshëm formohet që në shkollë. Dreka nuk është thjesht pushimi, por një pjesë e arsimit.

Gjatë orës së drekës, askush nuk i ngut fëmijën të hanë shpejt dhe pasi mbarojnë, ata pastrojnë vetë tryezat.

7-Është e rëndësishme të keni vakte të moderuara, si dhe të mbani një ekuilibër midis sasisë së ushqimit të ngrënë dhe kalorive të shpenzuara. Kjo e fundit arrihet nga aktivitete të ndryshme fizike.

8-Mbajtja e ushqimit për një kohë të gjatë dhe të gatuarit paraprakisht për ditën tjetër, nuk është diçka që konsiderohet si e shëndetshme në Japoni. Fokusi është gjithmonë te produktet e freskëta.

SHKARKO APP