Japoni, frikë për megatërmet, banorët vërshojnë drejt dyqaneve

Japonia përgatitet për mundësinë e një “megatërmeti’, autoritetet vendase i kanë bërë thirrje banorëve të shmangin blerjet e shfrenuara e të panevojshme.

Njerëzit kanë vërshuar nëpër dyqane duke blerë gjëra më shumë sesa zakonisht, përfshirë edhe pajisje që shihen si të domosdoshme në kohë fatkeqësish.

Zyrtarët vendase vetë e kanë pohuar se pas tërmetit të magnitudës 7.1 që goditi vendin të enjten duke lënë 14 persona të plagosur, Japonia mund të përballet me një lëkundje tjetër te tokës akoma edhe me të madhe.

Disa flasin për një goditje që mund të kapërcejë magnitudën 9. Dyqanet në Tokio kanë vendosur një paralajmërim në hyrje ku shprehet keqardhje për mungesën e  disa produkteve, të cilën ia faturojnë i “raportimeve në media për tërmetin”, ndërsa thuhet se me gjasë, do të përcaktohet sasia e ujit që mund të blihet, për shkak të blerjeve joracionale.

Lëkundjet më të mëdha ndonjëherë në Japoni konsiderohen ato të vitit 2011, kur një tërmet me magnitudë 9.0 goditi në Oqeanin Paqësor 72 kilometra në lindje të Gadishullit Oshika.

 

SHKARKO APP