Japonia “hyn në lojë” për vaksinat e COVID-19. Siguron 120 milionë doza
Japonia ka nënshkruar një marrëveshje për të siguruar 120 milion doza të një vaksine të mundshme të koronavirusit, tha sot grupi farmaceutik gjerman BioNTech, i cili po zhvillon ilaçin me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer.
Detajet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan, me BioNTech duke thënë se kushtet ishin të bazuara në kohën e dorëzimit dhe vëllimin e dozave, raporton AFP.
Por një marrëveshje e paralajmëruar kohët e fundit midis laboratorëve dhe SH.B.A.-së vendosi çmimin e 100 milion doza të vaksinës së mundshme në gati 2 miliardë dollarë.
Dorëzimet e para në Japoni janë planifikuar për gjysmën e parë të 2021, shtoi kompania me qendër Mainz.
Më shumë se 200 vaksina kandidate janë duke u zhvilluar në të gjithë botën me afërsisht dy duzina në fazën e provave klinike me vullnetarë njerëzorë.