Java fillon me rritje shifrash në Greqi, 1 mijë e 381 të infektuar e 50 viktima nga COVID-19

Kjo e hënë ka filluar me rritje të shifrave nga COVID-19 për Greqinë. Në krahasim me të dielën, Greqia ka regjistruar shifra më të larta si në viktima dhe në infektime, ku 1 mijë e 381 ishin raste të reja dhe 50 viktima.

Nga ana tjetër rastet në intubim sa vijnë dhe bien teksa sot kanë shkuar në 563.

Problemi më kryesor mbeten qendrat e populluara, pasi vetëm Athina kishte në 24 orët e fundit 160 raste, periferia e saj 126, kurse Selaniku me Pireun nga 101.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?