“Je budalla”/ Krimi që tronditi Greqinë, dalin mesazhet e fundit mes të resë dhe bashkëshortit të saj
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që ka tronditur Greqinë.
Sipas mediave greke, Policia ka shpallur si vrasës të 20-vjeçares, bashkëshortin e saj, Charalambos Anagnostopoulos.
Për të mbështetur këtë teori, policia ka marrë si bazë të dhënat e siguruara nga kamerat e sigurisë të shtëpisë, orën biometrike që viktima mbante në duar, por edhe mesazhet telefonike. Policia thotë, se gjatë kontrolleve në telefonin e 20-vjeçares, janë gjetur mesazhe që ajo shkëmbente me bashkëshortin.
Viktima ndodhej në papafingo, ndërsa piloti 32-vjeçar ndodhej në katin përdhes, e në mesazhet që i dërgonin njëri-tjetrit, pak para vrasjes, bien në pah fjala: budalla! Mediat greke raportojnë se nga mesazhet dhe mënyra e të shkruarit, krijohet përshtypja se çifti po grindej.
Sakaq, pritet që në orët në vijim të zbardhet plotësisht ngjarja e rëndë, ndërsa të gjitha rrugët, të dërgojnë se autori i mundshëm është i shoqi i viktimës.