Jeff Bezos zyrtarisht njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos merr edhe njëherë kryesimin e listës së njerëzve më të pasur në botë. Themeluesi e Amazon është tashmë i pari në indeksin e miliarderëve të Bloomberg, për herë të parë që nga vjeshta e vitit 2021.

Sipas vlerësimeve të Bloomberg, pasuria e Bezos ka shkuar në 200 miliardë dollarë, teksa ajo e Musk 198 miliardë.

Në vendin e tretë dhe me një diferencë jo shumë të madhe renditet Bernard Arnault, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 197 miliardë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitet e fundit Bezos, Musk e Arnault kanë shkëmbyer vendet në krye të klasifikimit që mat pasurinë personale në bazë të ndryshimeve në tregje dhe ekonomi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?