Jemeni rebel lëshon raketa mbi Saudin

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditi që lufton rebelët Houthi të Jemenit tha se ka kapur një raketë balistike pranë Riadit, sipas medias shtetërore saudite.

Dëshmitarët në kryeqytetin saudit shpërndanë fotografi në mediat sociale ku tregohej një re tymi në ajër ndërkohë që nuk kishte raportime për ndonjë dëm.

Televizioni al-Masirah i lëvizjes Houthi tha se luftëtarët rebele kishin qëlluar një raketë Burkan-2 në pallatin al-Yamama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muajin e kaluar, një raketë e ngjashme u afrua për të goditur aeroportin e Rijadit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arabia Saudite dhe SHBA kanë akuzuar Iranin për furnizimin e Houthit me raketa.

Irani ka mohuar armatosjen e lëvizjes Houthi, e cila ka luftuar kundër qeverisë së Jemenit dhe koalicionit të udhëhequr nga Sauditi që nga viti 2015.

Raketa kishte si shenjestër një takim që po bënte udhëheqësi i regjimit saudit në Pallatin Al-Yamama në Riad.

Pallati është selia kryesore e zyrës së mbretit dhe gjykata mbretërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?