“Jemi ende larg fundit të virusit”, OBSH i kërkon të gjitha vendeve “të mos heqin këmbët nga pedalet”

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndaluar koronavirusin, duke theksuar se pandemia është përkeqësuar në të gjithë botën dhe ende nuk ka arritur kulmin në Amerikën Qendrore.

“Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga fillimi i pandemisë dhe tani nuk është koha që asnjë vend të heqë këmbët nga pedalet,” tha drejtori i  Përgjithshëm i OBSH-së Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp.

Dr Mike Ryan, kreu i programit të reagimit ndaj urgjencës, tha se numri i rasteve në vendet e Amerikës Qendrore vazhdon të rritet, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbështesë rajonin.

Epidemiologia Maria Van Kerkhove  tha se një “qasje gjithëpërfshirëse” ndaj problemit ishte e nevojshme për vendet e Amerikës së Jugut.

“Ne jemi akoma larg nga fundi,” shtoi ajo.

Ryan tha se tani ishte e nevojshme që vendet të përqëndrohen në parandalimin e një valë të dytë të sëmundjes që ka infektuar më shumë se 7 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 400,000 prej tyre.

SHKARKO APP