“Jeni të gjithë të korruptuar”
Këtë pasdite, anëtarë të lëvizjes Patriotike të Maltës mbajtën një protestë marshuese, e cila filloi nga Kisha e Parish Qaura në rrugët e Bugibabës, kundër asaj që ata e pretendojnë se është ndërtimi i një xhamie të paligjshme. Grupi ka thënë se ka pasur mbështetjen e më shumë se 20 mijë njerëzve, pavarësisht se në protestë janë parë vetëm 100 protestues.
Udhëheqësi i “Patriotëve” Henry Battistino tha se grupi ishte duke treguar solidaritet me njerëzit Buggibas dhe të Maltës. Protesta ka ndodhur pasi Këshilli Mysliman i Maltës paraqiti një kërkesë për planifikim për ta kthyer dhomën në Bugibba në një dhomë lutjeje.
Kjo gjë u refuzua nga Këshilli Lokal i Gjirit të Shën Paulit. Protesta megjithatë ka zbritur shpejt në “pistën” e “pushtimit nga islami” me udhëheqësin Henry Battistino duke bërë thirrje për një regjistër kombëtar të synuar veçanërisht komunitetin mysliman në Maltë. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se dhomat e vogla krijojnë terren për ekstremizmin.
Ai më tej e ka krahasuar komunitetin mysliman me lepujt, që bëjnë nga 6 a 7 fëmijë dhe “pushtojnë” kështu ishullin.
KOHA JONË SONDAZH

